Mjerimi i poezisë! – Abdi Përgjegja
Mjerimi i poezisë !
E ashpër
xhelozia e të “mëdhenjëve”,
e rëndë në varg e vogël në shpirt’.
Më ngjan me holakaustin e Hebrenjëve.
Megjithatë,yjet s’janë xheloz
për xixëllonjayn në tokë.
Ngjajnë
apo janë patetike ato poezi,
ku autori merr në varg
rolin e Profetit…!
Në vargje eklektike mbarsur ironi,
aludojnë për hijen
që mund t’i bëhet Diellit.!
Në qofsh
një bunar në fjalë e varg,
Mos u ligështo pse shoj etjen një i etur.
Ndaç vadit groshën,
specin a misrin lag,
pa ujë kurrë s’ke për të mbetur.
Po nëse
për vete je veç një pellg,
natyrisht do të thahesh një ditë.
Në mos të piftë kush,ke për t’u qelb,
e do popullohesh me parazitë.
Unë besoj
Çdonjeri është një burim.
Qoftë edhe ai që pikon pikë-pikë.
S’ke pse hiqesh i pasur as trim,
se paske mbush ca enë….!
Do avullojnë,
në mos ti piftë kush,
hapsirave pa anë do te treten.
Në ritualin
butin e shpuar me mbush,
Danaide*,
do mbetesh gjithë jetën.
Abdi Përgjegja