August 9, 2024

Mos u dorëzo popull – Malsor Grajqevci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS U DORËZO POPULL

Mos u dorëzo popull,
prap ti kontribo,
edhe në Liri,
kudo reago.

Mos prano përkulje,
nga hajna t‘pushtetit,
edhe ti je pjesë,
kudo e k‘tij shtetit.

Vetëm të bashkuar,
ja arrijm qëllimit,
e jo prap n‘Liri,
si n‘kohë t‘okupimit.

Ta kërkojmë të drejten,
si njerz të jetojmë,
e jo sikur s‘kllëver,
horrat t‘na trajtojnë.

Heshtja ju pershtatet,
secilit pushtet,
prandaj t‘reagojm,
dhe ta bëjmë ket shtet.

Deri sa të tjeret,
luftun për Liri,
s‘paku të mos heshtim,
dhe t‘kerkojm drejtësi.

Secili pushtet,
që nuk kontrollohet,
bëhet sikur uji,
kur s’ec turbullohet.

Nga ne marrin pagë,
vota dhe pushtet,
prandaj edhe neve,
na takon ky shtet.

Deri ta kuptojnë,
se quhen shërbtor,
me nji fjalë per neve,
jan vetem punëtor.

E jo si tani,
për njerz s‘na trajtojnë,
fajtor jemi ne,
pse nuk reagojmë.

Pa i harru kurrë,
kudo mërgimtaret,
të paster si loti,
kudo ishin t‘paret.

Qelsi i Lirisë,
ishin nga mërgimi,
me zemer e shpirt,
na erdhi shpëtimi!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com