Rrudhat…!- Abdi Përgjegja

Rrudhat…….!
Një mëngjes nga një mike,
një poezi për rrudhat lexova.
Si shkrujta koment s’bëra as like,
po gjithë ditën për rrudhat mendova.
Mu kujtua një mik emigrant,
kur e takova një natë në Pjacë.
Teksa përqafoheshim më pëshpëriti :
S’po din me u plak hiç or Bacë !
Qesha dhe i tregova një barcaletë.
Me gjyqtarin e të pandehurin fjalëmprehtë.
Kur e pyeti për emrin dhe vjetët;
Sipas vuajtjeve njëqind e pesëdhjetë.
Në vend të komentit zonja poete,
po të dërgoj me “tag” këtë poezi.
Mos u shqetëso fare për rrudhat,
çdo rrudhë është jetë ka një histori
Mundim i madh dhe i kotë,
të lyesh thinjat e retushosh rrudhat.
Sa të jemi të gjallë në këtë botë,
për të puthur nuk plaken kurrë buzët……..
Abdi Përgjegja