August 10, 2024

Në s’të dalin ëndërrat fajin se kam unë – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË S’TË DALIN ËNDËRRAT FAJIN SE KAM UNË

Të pata thënë të mos ëndërroje shumë
Se ëndrra mund të shohësh por ato nuk dalin
Të pata thënë rehat bëje gjumë
Se ëndrrat janë shkak që zemrën ta kallin

Ndoshta kur ti ëndërron unë kam shumë punë
Nuk më bie mendja për ëndrrën që ke ti
Kur filloj pastaj ëndërra të shoh unë
Ti nuk mund ta dish për kë po psherëtij

Të pata thënë që zemrës vëri gurë
Mos e lëndo atë thjeshtë për një ëndërr
Midis nesh nuk ka tjeshtë vetëm një mur
Por diçka më shumë se unë shoh mëngjër

Mos më kërko më shumë të të jap shpegime
Largoje vëmendjen e mendo dikë tjetër
Nga ëndrrat që sheh ti sndjen gjë zemra ime
Ajo është e lidhur me mikeshën e vjetër

Nëse don ta dishë hapur ta them unë
Ëndërrat rrallë herë kthehen në reale
Ndaj ti para se të biesh në gjumë
Mos mendo për askënd por për fusha e male

Ndoshta mes lëndinash të vjen ndonjë ide
Që të keshë ndonjë mik apo ndonjë mikeshë
Por fiksoje në mendje që ëndrra s’ka fole
Nëse me mikun a mikeshën bashkë s’do jeshë

Unë të bëj lutje të mos ëndërrosh më ti
Këtë lutje të ma zbatosh mua patjetër
Se është kohë e gjatë që krevat e çati
I kamë ndarë dhe i ndajë me mikeshën e vjetër

,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,15 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com