August 7, 2024

Vjen një ditë…! – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vjen një ditë…!

Vjen një ditë,
kur s’të hyn asgjë në sy !
Kot ishte gjithçka bëre në këtë jetë.
Nëse linde e rrite një tufë me fëmijë
ishe lexues i thjeshtë apo të quajtën poetë.

Vjen një ditë,
harrohen kohët e mira !
Vuajtjet e mundimet të gjitha harrohen.
Kërrusesh plakesh nuk del më nga shtëpia,
ata që s’janë më shumë të kujtohen.

Vjen një ditë,
kur asgjë nuk ka rëndësi !
Kërkon me dëshirë ikjen nga kjo botë.
Ulok i vetëm mbetesh pa të afërm e fëmijë,
s’ka kush ti fshin sytë që rrjedhin lotë.

Vjen një ditë,
në rini e pamenduar !
Kërkon dora dorën me t’marr përdore.
I kërkon zotit forcë nga krevati me u çuar,
të mos koritesh pa arritur në nevojtore.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com