August 4, 2024

Vjeshtë e Artë – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vjeshtë e Artë

Ja mora gjethet e arta vjeshtës
Me to e sajova një fustan
Petalet e celura të luleve
Mbi gushë i vendosa si gjerdan

Kjo vjeshtë magjike .kjo vjeshtë e artë
E shtron tokën me qilimin e zjarrtë
I mbush koshat plot me shegë e rrush
Stina më e bukur stina e purpurt

Vjeshta shumë e bukur vjen
Të ngazëllyer si fëmijët
Që lodrojnë e vrapojnë
Dhe ne të rriturit si fëmijët gëzojmë

E dua stinën e vjeshtës stinën e begatë
Që si me penel piktori ngjyros cdo gjë me ngjyrën e artë
Me kolore ngjyrash e vesh botën mbarë
Me pigmente luan me hijet si piktor i rrallë

Dhe hëna në netët vjeshtore duket shumë e kjartë
Si një topth i vogël vezullon nga lartë
Këto netët vjeshtore të bukura të rralla
Për cdo vitë ardhshin
Të mira .të bardha

Flladit me erën e stinën së purpurt
Kjo vjeshtë e artë
Me këtë stinë të butë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com