August 5, 2024

Zemër e vrarë – Sulbie Shehu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZEMER E VRARÈ

E di që rënkon zemra e lënduar
E zemra e plagosur pikonë gjak
E di që nuk ngjitet as buka e coptuar
Ndaj duhet kujdes, mos neglizho aspak!

Dhimbja e dashurisë është dhe më e fortë
Nuk shërrohet kurrë me medikamente
Nuk është gjendur ndonjë ilaç në botë
Siç nuk janë shpikur ndalues për tërmete…

Dashuria të imponon edhe sakrifica
Fuqia e sajë është magjistare
Nuk është flokë që t’zbukurohet me karfica
Bukuria e saj është margaritare!

Di ti e di, madje dhe provuar
Zjarrin e dashurisë që të.përvëlon
Kot e ke prej saj me shpëtuar
Përpiqu ta realizosh, nesër bëhet vonë…

Punoi Sulbie Shehu
16.10.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com