Oferta – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Oferta
Më ofruan pagë të majme
Në orkestrën e korbave
Si dirigjent me të ardhme
Të loz bienaleve hipokrite
Vura gishti kokës,vendosa
Pa shpërblim do ju mbaj ison
Kanarinave e bilbilave në degë
Me përvojën prej maestroje
Në valle hyjnë gjethet e fluturat
S’dua shpërblim më të çmueshëm..
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com