August 10, 2024

Shkodra natën – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkodra natën.

Kisha kohë
pa dalë natën vonë
nëpër shkodër,
në shoqëri me të dashurën biçikletë…
Pasi piva një kafe tek kisha e madhe,
e ndala pedalimin në qendër pjacë ..

Para Colosseut
pedonalja zhurmonte,
përballë hotel Rozafës kishte muzikë…
Një çift të moshuarish me një qen lozte,
ndriçonte pjaca si të ishte mesditë…

Vazhdova
pedalimin me miken time,
me cigare në buzë ajo një gërvimë të lehtë !
Ecja kuturu i zhytur thellë në kujtime,
për mbi tridhjetë vite kaluar në këtë qytet..

Kalova
nga lulishtja para Universitetit,
ku dikur djalë pata ndalë një vajzë zeshkane..
Kur për herë të parë mu mor goja prej sikletit,
e një zë i brendshëm më thosh: ç’farë bane ?

Më kujtohet
si u mundova gjithë natën,
pa mundur të qetësohesha as gjumë në sy…
Nga mëngjesi dikur i shkruajta ca vargje,
ja dërgova me gazetë se vetë s’kisha siguri.

Kisha kohë
pa dalë natën vonë nëpër shkodër…
shpesh dëgjoja se verës ajo ka “pak jetë”..!
Ju betohem kjo është vetëm gënjeshtër,
Shkodra natën,
është ma i bukuri qytet.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com