Imagjinat! – Moza Reçi Shehi

Imagjinat!
Ehh Poet!,
Mendja jote! Kërkon përtej imagjinatës!
Sot, mbi një gjethe mendova të fluturoj,
Atje të ngrija folen time të ngrohtë,
Të përhumbesha disa çaste, në një tjetër botë,
Rrezet e diellit të depertonin, në shpirtin tim,
Si një flutur me krahë mbi gjethe të pushoja,
Të merja aromën e mëngjezit, të ulesha me nxitim,
Në damaret e mijë tepër të lodhur, të zinte vend, heshtja,
Nuk e desha natën! Dita të mos kishte mbarim!,
Të notoja si një peshkë, në ëndrat e mija,
Në fluturim të prekë qiellin, atje ku të mund,
Të shoh nga lartë qilimin tokë, mijra ngjyrash që vezullon gjithkund,
Mbi pëlhurën e mëndafshtë, gjumi të më zinte,
Mes ëndrash, të kalonte një copëz e jetës time,
Do ti thoja vetes, nuk qe fantazi!
Jo jo! Ishte për mua një fillim i ri,
Ehh poet!!!!!!
Moza Reçi Shehi
Datë, 20/10/2020