Kërriçat me dipllomë – Alma Mehmeti
Kërriçat me dipllomë
Gomari, kërriçat dërgoj në shkollë,
I zgjodhi profesionet një e nga një,
Politikane, avokatë e doktorr,
Askush nga xhaketa nuk më zë,
Punonte i gjori ditë edhe natë,
Drutë e profesorëve falas i ngrinte,
Do të ngrohen në dimrin e gjatë,
Në heshtje dipllomat e kërriçave blinte,
Mbaroj dhe shkolla, dipllomat në korrniz,
Të merrnin emër priste gomari,
Të pushonte e mos të hante më drizë,
Për lodhjet e kota qante qyqari,
Kush hynte e dilte, dipllomat ju tregonte,
Mburrej e krekosej, jo më kot prita,
Do bëhej dhe ai dikushi mendonte,
Unë gomari shikoni ç’kërriça rrita,
Priti e priti dhe ju tha boll,
Kush lindi kërriç bëhet veç gomar,
Samarin do tua bëj më të hollë,
Dilni në punë e ngarkoni trarë,
Alma Mehmeti