August 6, 2024

Përse, përse akoma ? – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRSE, PËRSE AKOMA ?

Nuk e dimë përse spo vjen akoma
Aroma e frutave të stinës ku jemi
Përse pra përse kjo flamë korona
Na mban të mbërthyer ngado që vemi

Përse kjo fjalë në mendje po na rri
Si nuk u gjet ilaçi për ta z’brapsur
Kush mund të më thotë përse o njeri
Dhe sot e kësaj dite bota rri tromaksur

Ku janë shkencëtarët në gjithë këtë valë
Që dikur hënës i thanë të gjetëm ne ty
Përse mbi ktë tokë spo dinë me ndalë
Këtë flamë virusi që na rri mbi kry

S’mjafton të na thoni ruajuni çdo ditë
Në mënyrë mekanike e distancë fizike
Këtë gjë të gjithë gjithëmonë e kanë ditë
Për çdo virozë gripale sa herë ajo vinte

Ore ju të pasur të mbarë botës
Përse akoma dhe sot nuk po mendoni
Të vini në punë edhe mentë e kokës
Dhe ca para për këtë punë ti shpenzoni

Lerini përrallat se do mbroheni në bunker
Ndonëse ka kohë që i keni ndërtuar
Nëse ikin nga kjo botë të mesëm e të mjerë
Më thoni ju të pasur nga jeni pasuruar

Nëse ikin këta që ne po ju themi
Si do rroni ju kur të dilni nga bunkeri
Nëse mbi ktë tokë asnjeri s’do gjeni
Duhet ta kuptoni dhe për ju është ferri

E pra nuk do keni me kë të bëni tregëtinë
Askënd për të punuar a tju blejë ca gjëra
Nëse mbi tokë s’do shikoni njerëzinë
Nga ku e juaja pasuri është vënë e tëra

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,, 20 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com