August 9, 2024

Sundimesh – Dhimitri Jani Kokaveshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SUNDIMESH.

Dhimbjeve, ngjarjet
provokon
në dëndësi mundimesh
shpirtit
trazuar, qellimit…?!
Mashtruar
në ironi të fatit
interesat e
dritës…! Zbërthehen
rrezet:
Mbi të acarta, bluan
shpirti i
tkurrur, të tkurrurat…!
Thikave
metafizikës përplasur mbi
buzëqeshjet e
ngrirjeve përzihen
dallgëve
mbuluar, dritës…?!
Edhe rrënuar
udhëtoj, të kryqëzoj të
udhëtoj
në ngrohtësinë e saj por…!
Nuk ta lë
sundimesh, nuk qëndroj
as mbetem…!
I sunduar.
Dhjk©15-10-2016 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com