Agon Dielli – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AGON DIELLI
Nën qiellin e qyetit tim
Lundrojnë anije piratësh
Mbush me valigje ëndërrash
Vjedhur moteve t’njoma
Rrugëve shtrirë trupash
t’kryqëzuar
Fytyrat gjysmë zbuluar
Heqin zvarr hijen e harruar
t’parodisë t’jetës
Mbi xhamat e avulluar
e pavioneve t’dhembjes
Kafshohen shikimet
E skeleteve të sëmura
shekujsh
N’gjysmë hënën
e brishtë
Përtypen fatet
Në diellin përcëllues
Plasariten portretet
e marra
Trajta resh t’zeza
futen thellë
në sytë e mi
E nga palca e shpirtit
Pikojnë iluzionet t’shtrydhura
në trotuaret e shpresës
agon dielli
moteve mesjetare
20 tetor 2020 Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com