Nanës sime – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nanës sime.

Nana ime
ka kohë nuk degjon mirë,
megjithatë flet rrjedhshëm në telefon…
Sidomos me mua ka shumë dëshirë,
e kur ma njeh zarin ban sikur dëgjon.

Po unë e njoh mirë nënën time,
dhe kur s’ndjehet mirë e nuk ma thotë.
Për të ditur nëse ka pas shqetësime,
i them mirë u pafshin e telin ia lë hapë…

Natyrisht nuk e heq telefonin nga veshi,
ndërsa ajo mendon se e kam mbyll.
E marr mesazhin ndërsa flet me vedi,
kur thotë,ah sa rrallë vjen kaq mor bir.

I kam mbushur plot pesëdhjetë e tri,
megjithatë për atë kjo s’ka asnjë vlerë.
Hajde të të puth si at’herë fëmijë,
se djali për Nanën s’rritet ndonjëherë.

Abdi Përgjegja
-2014-

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com