Familja – Sehit Beluli
MARATONA POETIKE INTERNACIONALE
Sot eshte dita e tretë qe marr pjese ne maratonen nderkombetare te poeteve me 8 dite nga 1 poezi për çdo dite në #PeetMeNatLeake#.
Jam i nominuar nga poetja penë artë zonja Eleutheria Muco te cilen e falenderoj jashtezakonisht shume per ftesen qe me beri si perzgjedhje per vazhdim te zinxhirit poetik te maratones per te postuar poezite e mia te shoqeruara edhe me foton time.
Poezite ne kete maratone do te perkthehen ne anglisht dhe do te botohen nga nje “Almanak” ne gjuhen ruse.
Nominoj kengetaren dhe poeten nga Skrapari znj. Flutura Ymeri per te marre pjese ne kete maratone nderkomberare duke i uruar dhe asaj suksese.
Ftoj edhe të tjerë poet në këtë garë..
Poezia ime e tretë është kushtuar Familjes :
FAMILJA
Vatër e ngrohtë që nuk zëvendësohet.
Është Familja në tërësinë e saj të plotë
Aty është epiqendra e rreth saj rrotullohet.
Arësye prej së cilës kemi ardhur në këtë botë.
Familja është gjëja më e shenjtë e jetës.
Aroma e familjes të deh me nektar.
Vatër që mbushet me fëmijët si ëngjëj.
Çdo një prejt tyre është si një margaritar.
Familja është bërthama e gjithë shoqërisë.
Prej saj varet edhe bashkëjetesa.
Familja është vetë bekimi i perëndisë
Aty tek ai rreth , është fillimi dhe mbaresa.
Në familje mirret edhe vetë edukata.
Nga aty varen edhe moralet shoqërore.
Familja është burim nderi e fisnikërie.
Është pasqyrë vështrimi e njësi matëse kohore.
Familja është detyrë që duhet mirëmbajtur.
Detyrë që duhet edhe të sakrifikosh.
Sepse punët jo gjithmonë shkojnë mire.
Atëherë më shumë se kurrë duhet të mbijetosh.
Familja është e bukur është edhe hyjnore.
Është një kopësht me lule të bukura.
Brenda saj ka ndjenja tejet se përrallore.
Por është dhe e brishtë ashtu si është flutura.
▪copyright rezerved Sehit Beluli dt-18/10/2020 Dukat Vlore Albania