Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kur nata bie
Kur harlisesh me nxitim,
më idhnon e m’zë diellin,
nuk zgjat shumë, krejt ndriçim,
m’ sjell pajtim ofron qiellin…
Panoramë më sjell yjet
t’flas me ty n’dritaren time,
lakuriqët t’kanë zili
kur me ty shkëmbej kujtime.
Yjësitë në kupë qiellore,
i përg’zoj me emra t’ri,
sikur qengjat në bregore
kur vijnë n’ jetë gëzojnë fëmi.
At’ që ditët nuk e dinë,
malet heshtin nuk e flasin,
flas me ty në dritë-errësirë
jashtë barishtet lehtë kërcasin.
Ndaj du’ gjumin n’kraht e tu
kur mbyll sytë në heshtje t’prajshme,
n’gjumë të thellë gjithë kam guxu
t’prek lartësitë e paskajshme.
Gjyle-Julie Krasniqi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com