August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MES ËNDRRASH LUTJE

Kam nisur ditën mbështjellur ëndërrës natës jam
Në pafajsinë time tundet mallë n‘anije velash
Shikimet e mia tretur avull detit në diell
Lumenjtë që rrjedhin shpirtit freskojnë pritjen time …!

Ka kohë që jam burgosur mbrenda zemrës tënde
Vjeshtë ngjyrash , ylber pas shiut jam
Herë-herë tërbohem të e mbys gënjeshtrën
E vërteta që të desha më ndal , e më dhemb ..!

Bëj kujdes rrugës që shkeli prush
Lulet e jetës ushqej plot dashuri
Flutur me krahë tretem ëndrrash dite
Për syrin tënd të mbushur tradhëti ..!

Në pasqyrë shikohem flasim mes – vete
E rrëzuar u ngrita e fortë do të jem
Ëndërrat e mia të lëna përgjysmë
Do i bartësh shpinës , do të tretin në ferr ..!

Përplasem ëndrrash detit e qiellit
Ujvarë , yllbukur ngrohtësi në shpresë
I lutem diellit n‘qiell kokëngritur
Ndër njerëz të ketë dashuri e besë ..!

Fundja të jap ëndërrën time hua
Se borxhet do ti falë shpirtit qetësi
Më kthe veç faljen të lagë buzë
Ëndërrën mes diellit bashkë me sy …!

Hyrije Jusufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com