August 4, 2024

Mos harroni amanetin – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos harroni amanetin

Këmbët më shpunë në historitë e thëna,
Sot thashë; Mirmëngjes Çamëri,
I ulur në gjunjë mbi muret e rëna,
E lava atë tokë me lot si fëmijë,

Në ato ullishte dhe mure me gurë,
Rënë një nga një për vite me rrallë,
Tregimet gjyshi, sa bukur i thurrë,
Dhe loti që i bie i djegur me mallë,

Sa shumë e ëndërruan vatanin,
Me masakër nga shtëpija dëbuar,
Të tërë brengë në shpirt mbanin,
Nëpër botë mohuar e coptuar,

Amanet të gjithë një lanë,
Ndaj ne kurrë nuk e harrojmë,
Një ditë kur të mundni;- thanë,
Pranë prindërve na shpini të pushojmë,

Ëndërr e kisha të shkelja mbi kto rrugë,
Premtimin e dhënë ta mbaja një ditë,
As koha këto gjurmë si zhdukë,
Parajsë e bekuar nga perënditë.

Një dorë dhe, tek varri ta solla,
Gjyshërve ju përcolla amanetin tënd,
Ullirin e shtëpisë mbi kokë ta mbolla,
Aromë çamërije por në tjetër vënd.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com