August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nënë.

Oh Nëna ime, më e bukura në botë .
Bukuria jote , është thjeshtë hyjnore.
Për ato përkëdhelje , që më dhe në kokë.
Në ledhatimet e tua , asnjeherë s’më mungoje.

O drita që kurrë , për mua nuk shuhesh.
Pasqyrë e bardhë , ndriçove në jetë.
E pastër në shtëpi – e pastër dhe në shpirtë.
Dëborë të bardhë , me Babain kudo qetë.

Ato këshillat e tua – edhe përkushtimi.
O Nëna heroinë , me shumë fëmijë.
Për fëmijët gjithë jeta jote , ishte flijimi.
Që asnjë nga ne , mbas të mos rrijë.

Kur të shoh tani , që je një plak e madhe.
Të krahasoj me atëhere , kur ishe Nënë e re.
Sot je kthyer vërtetë , mu si një fëmijë.
Dikur ishe një shqiponjë , që qumësht na dhe.

O Nënë e dashur , o Nënë që të dua.
Dashuri pa kushte , nuk ka diskutim.
Për mua je balsam – dhe me vetëm një fjalë.
Lere kur më ledhaton , kur kafen e pim.

Dritë hyjnore , Nënë je për mua.
Në jetë për vete , asgjë nuk more.
Bamirëse për këdo , që ishte në hall.
Gjithë hallexhijtë me Babain , Ti i ndihmove.

Edhe tani që je , një plakë e pamundur.
Kur ndjeve se hallexhinjtë , u bënë më mirë.
Edhe pse në gjarpërinj , të gjithë tu kthyhen.
Ti prapë mbete me shpirt , e pastër dhe e dlirë.

▪copyright rezerved Sehit Beluli dt -18/10/2020 Dukat Vlore Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com