August 10, 2024

Varg bisturi – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Varg bisturi.

Me një varg bisturi
do të t’a çaj rrëzë veshit rrashtën,
e do të futem në hemisferat e trurit tënd.
Derisa ta gjej atë vatrën
që komandon seriozitetin,
ndoshta pak ka me t’dhemb,
po nuk mund të rri pa ta lidh elektricitetin.
Errësira në kafkën tënde
për vdekje më tremb.

Pastaj
me durimin e një murgu,
do ulem në hemisferën e trurit të vogël.
Do shtroj takëmet e mia
e në çdo rrudhë të trurit,
do ta mbush me vargje e citate.
Deri kur të bindesh
ç’forcë magjike
ka poezia.

Nesër
ndoshta natën
do kaloj në hemisferën tjetër,
do të mbaj një leksion të panevojshëm.
“A di se truri
është organi më i madh seksual”.
Të gjitha tjerat janë instikte,
që pa tru kthehen
në një akt
fare banal !

Para se me ikë,
desha të ta recitoj këtë poezi.
Të dish çdo me thanë liri.
Ishe në gjumë të thellë
sa s’më bani zemra me të zgju,
Ika këmbëzbath
mos me ba zhurmë.

Që të vij prapë
me t’recituar poezi
po të montoj kafkës një bravë,
të kemë një derë
nga t’hy…!

Abdi Përgjegja
– 2017 –

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com