Vështirë… – Abdi Përgjegja
Vështirë…
Është e vështirë
të gjesh njeri që s’ja ka shit shpirtin djallit,
se djalli ti blej të gjithë..i ka vënë detyrë vetes.
Nëse ka mbetur dikush në ndonjë humbëtirë fshatit,
kjo aspak s’do tja prish balancën gënjeshtrës…!
Sot është e vështirë
të gjesh një njeri që sheh punët e veta,
se e vetmja punë është të shohësh punët e të tjerëve…!
Se ne jemi i vetmi popull që ushqehemi me gazeta,
e asnjë s’është poet të shkruaj poemën e të mjerëve !
Sot është e vështirë
të gjendet një mik apo shok i vërtetë,
ndonëse më i keqi si unë i ka njëmijë mike e miq !
Jetojmë epokën kur gënjshtra sundon në jetë,
ka vesh rrobat e të vërtetës e shetit lakuriq..!
Sot jemi më keq
se kur ishim shumë keq ,
ani pse një pjesë mendojnë se jemi mirë…!
Se delet se ngrenë kryet të shohin kur shkojnë në dreq,
mjafton këmborën ta tund një djall me brirë !
Abdi Përgjegja
-2018-