August 6, 2024

Amaneti bac su kry…! – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AMANETI BAC SU KRY..!

Si rrezet kur marrin rrugën drejt tokës
E piklat e shiut i thërrasin rrënjët e etura të lisit
Si loti i nënës që pret birin t’i kthehet prej nizami
Shkronjat morën rrugën drejt dritës së kombit
Lanë shtretërit korifenjtë ,drejtë Vlorës u nisen.
Si shqipet rreth sofrës në shtëpinë e pavarësisë presin
Amaneti mëz trokëllin kalldrëmit për ketë qindvjeçarë
E unë(ne) kokë ulur,të ndarë si t’ju themi Bacë u krye..
T’ju shërbej lirshëm mos të skuqem…nuk mundem
Po,po si zogjtë e qyqes do mblidhemi me 28 nëntor
Do hamë do pimë verë shampanja do derdhet gurmazit
Në hell do piqet mish viçi,gici e pjatat plot me fruta deti
Simpoziume,fjalime dekorata do shpërndajnë politikanët
Po,do inaugurojmë rrugë,shkolla..dhe Kosova është gjysmë shtet
Te nesërmen do na del pija,të ndarē të përçar shpërndahemi botës
S’do lëmë gurë pa hedhur për njëri tjetrin faji do mbetet jetim..
E ne(unë) amanetin mbi supe rrugëve të rrëpirëta të kohës
Do kemi ndihmën tuaj e së bashku në ndonjë përvjetor tjetër
Në Prizren,Shkup,Janinë,Tiranë..do themi amanetin n’vend e çuam!!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com