August 6, 2024

Hasmit derën mos ja çelni – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HASMIT DERËN MOS JA ÇELNI

Iku dimri e prap erdh vapa
Po vjen dimri tash përsëri
Bëmë përpara apo prapa
Më vjen keq që smund ta di

Ne se lamë pra nuk e lamë
Njëri tjetrin me ec përpara
Gjithë kohën thamë çfar nuk thamë
Por prap djerrë ka ngelur ara

Sa çudi me ne Shqipëtarë
Dy gurë bashkë nuk po i lamë
Të gjithë duam të jemi të parët
S’po i dëgjojmë as të parët tanë

T’parët kanë lënë një amanet
E kanë lanë për të gjithë ne
Edhe sot Fishta na thërret
Bëhuni bashkë ju për Atëdhe

Mua ma la këtë amanet
Vetë i madhi Skënderbe
Bëra aq sa munda vetë
Për ti vënë hasmit fre

Hasmit derën mos ja çelni
Se më pas ju prish shtëpinë
Bashkohuni ngado që jeni
Mbrojeni fort ju Shqipëtarinë

Kapërceni ju çdo pengesë
Mos ja lini në dorë askujt
Ecni para bashkë e serbes
Mos ja bëni qejfin të hujt

Uluni bashkë ju bashkë në sofër
Mos e përdorni ju pabesinë
Nëse doni që të tuajn votër
Ta keni ju gjithë Shqipëtarinë

,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,24 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com