Shpirti tek ju më ka mbetur… – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Shpirti tek ju më ka mbetur…
Sa herë hip e zbresë këto shkallë,
Nuk ngopem nga puthjet e prindërve në ballë,
Kaq kohë e shkurtër s’na e shuan dot mallnë,
Nuk është privilegj, për ne mbetet hallë,
Çdo vit të gjithë tek ju e sjellim kokën,
Edhe pse mundemi të bredhim botën,
Se shpirti këtu ka mbetur gjithmonë,
S’u bë kurrë i afërt me të rinjtë gjitonë,
Na çelet syri sa prekim tokën,
Uji i huaj s’na e mbushi gotën,
Dhe pse xhepin plot me para,
Dashuri si tuajën askush s’na dha,
Dhe vitet i dergjëm larg në mërgim,
Nuk u bëmë të pasur as gjetëm shërim,
Por të sëmurë mbetëm ngaherë,
Për prinërit që na presin çdo vit në derë…
Alma Mehmeti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com