Ata sytë e zi – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ATA SY TË ZI
Më lërë të t’i puth
ata sytë e zi
e lotët margaritar
me mëndafsh t’i fshij.
Më lërë t’u marr erë
buzeve tua qershi,
të shijoj nga larg atë nektar,
si bletët ta mbledh
e një lugë mjaltë me vargje
për ty ,t’i thur e t’i sjell.
Më lërē t’i marrë erë
gushës tënde mermer
e ta shijoj atë aromë
si trëndafilin në pranverë.
Më lërē të të shoh
faqet e tua prush
si dielli , kur perëndon
gati t’i puth retë
të ik ,vendin t’ia lërë
ylberit të ëndrrave.
Më lërë të t’i prek
gjinjtë qumështor,
faqen të mbështes
E më pas,ndashē të vdes …
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com