Kujtime të ngjizura! – Sotir Thano
K U J T I M E T Ë N G J I Z U R A !
Morra të përpjetën e sokakut të fshatit.
Një e përpjetë e vogël plotë gurë stralli
Para portës të shtëpisë sime e ndala çapin,
I kapluar thellë në shpirtin tim, prej mallit.
Shumë kujtime të mia, mua më mallëngjyen.
Sikur m’u shfaqën nëna, babai e vllezrit të tërë
Ajo grua puntore dhe amvise dropullite,
E zonja, të qethte dhe vezën me gërshërë.
Edhe babai im, ndjestë pastë, ai deli burrë.
Që i kishte shokët si vetja, shumë të rrallë
Ai shpirt bardhë, që nuk na mërzitej kurrë,
Dhe ishte gjithmon vetëm i qeshur e hokatar.
Në këtë shtëpi guri, ku unë edhe kam lindur.
Tek ky oborr vetëm me rasa guri i shtruar.
Ku si fëmijë me salltanete nuk jemi rritur,
Por dashuria prindërore s’na ka munguar.
Nga ky prag, ku unë hapa edhe flatrat e mia.
Për në hapsirat e pa fundëme të kësaj jete.
Nga kjo portë, ku mua më kaloi fëminia,
Por shumë të tjera, në jetë, i hapa vetes.
Kujtimet, mallëngjimi, por edhe dashuria,
Më reflektuan prej shpirtit tim përbrënda.
Si çdo njeriu tjetër zemër mirë, që magjia,
I ndodhet në gjak, në mish.dhe në ndjenja.
Te kjo shtëpi me manin e madh në mes.të oborrit.
I bërë me gurë edhe i mbuluar me rrasa guri.
Te një pemë përralli, ku për festat e nëntorit,
Babai për çdo vit, vendoste ai flamurin.
Të tatëpjetën e sokakut e morra unë përsëri.
Sepse fatkeqësishtë shtëpia është shitur.
Kujtimet nuk shiten dhe blihen as me flori
Ato thellë në shpirtin tim më janë ngjizur!