Rrjetet sociale – Alma Mehmeti
Rrjetet sociale
Çmë dëgjojnë veshët e shohin sytë,
Në rrjetet sociale e gjithë andej,
Të shtirur dhe me fytyrë të dytë,
Fjalë të bukura andej dhe të shara këndej,
Jam mërzitur me të tilla gënjeshtra,
Sapunin u lodha ta ha më për djathë,
U mësova ti shpreh mendimet në vjersha,
Ndoshta dikush do ta var fjalën në vesh si vath,
Ndonjë do më shajë, do them punë e madhe,
Edhe mbretin e shajnë pas shpinës të tërë,
Me thëniet e botës hedhin valle,
Në jetën reale në ujë bëjnë një vërr,
Ata që s’të arrijnë të bëjnë të pa vlerë,
Në heshtje xhelozija i bluan nga dalë,
Ligësija në shpirt ngatërruar si ferrë,
Buzëqeshja ikën vjen, si deti valë valë,
Bukuri pa fund, se di sa janë reale,
Shpesh herë na bëjnë të ndjehemi hiç,
Të fantazojmë edhe ne, su bë punë e madhe,
Provojmë të bëjmë gara të kota o bitch.