August 3, 2024

Dashuria erotike – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuria erotike.

Je e ëmbël sa s’përshkruhesh.
Trëndafil i kuq si flaka.
Je magjia kur ti nxëhesh.
Më e ëmbël se vet mjalta.

Dashuri që rrjedh burimesh.
Nëpër hone ndjehesh mirë.
Nëpër fllade përpëlitesh.
Si bredhi që rrjedh rrëshirë.

Është bekim prej Perëndie.
Lum kush atë respekton.
Janë veç epshe lirie.
Lum kush me Një e provon.

Lum kush me Një e provon.
Edhe jo si pun’ e qënet.
Kështu zoti e bekon.
Bën të pabërën të bëhet.

Dashuria është një ndjenjë.
E cila s’ndahet me pjes.
Si një trëndafil plot erë.
Kështu ka qën e do jes.

Këtu ndahen karakteret.
Si për burrat edhe gratë.
Kush të tijën dashuron.
Parajsën e mban në shtrat.

Kush e njeh Perëndinë.
Di edhe të dashurojë.
Ata shijojn’ dashurinë.
Dinë edhe të kalërojnë.

▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt- 21/10/2020 Dukat Vlore Albania.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com