Enigma e një kërcimi të detyruar – Seit Paci
ENIGMA E NJË KËRCIMI TË DETYRUAR
Oh sa më mungon sonte mendimi
Një enigëm shumë e madhe më mundon
Pyes pse të gjithë bëjmë njëlloj kërcimi
Një kërcim pa muzikë që aspak s’na shkon
Oh sa shumë mungon sonte që po shkruaj
Të gjej e të them përse të gjithë vuajmë
Dil mendim dil dil pra e më thuaj
Si pra këtë vuajtje të mund ta përshkruajm
Përse po kërcejmë të gjithë avash avash
A mos po dëgjojmë të njëjtën muzikë
Ndalova një çast dhe pastaj e thashë
Kjo nuk është muzikë por është vetëm frikë
Po pra frikë frikë ka gjithë njerëzia
Ndaj hapin ngadalë ata po e hedhin
Të tejlodhur ato janë nga frikë pandemia
Edhe pas një viti veten s’po e mbledhin
Goditur nga çdo anë plotë informacion
Çfar ju thuhet sot nuk ju thuhet nesër
Porsa në të majtë e drejtojnë timon
Menjëherë djathtas i thonë mere kthesën
I tejlodhur tashmë është njeriu i gjorë
Bombaduar me gënjeshtra plus të vërteta
Mendjen të sulmuar e ka në çdo orë
Të besojë vidiot a të besojë në gazeta
Shumë pra po zgjat kjo lloj amullie
Ndaj të lodhur jemi me të vërtetë
Gjithë kjo kohë e gjatë në frikë pandemie
E askush nuk të thotë sa zgjat ky siklet
Dikur kanë pas thënë përse kërcente prifti
Po kërcen thonin kërcen nga belaja
Por ne po kërcejmë e na dhemb shpirti
Të trembur kaq gjatë se do ndodhë hataja
Nuk kanë faj jo gjithë njerëzit e gjorë
Të goditur janë nga stresi i shtuar
Informim të ndryshëm marrin në çdo orë
Ndaj po bëjnë kërcim të detyruar
,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,25 TETOR 2020