August 9, 2024

Kohë e ngrysur – Barie Çupi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOHË E NGRYSUR

Zbres shtegut gjunjësh tokës mirënjohur,
shkas qarkut mbetur pa konture,
papritur perfundimin e fryrë,e të lodhur,
ndaj hapat me kryqin e një rruge.

Pengje të linjta qepur mureve të zemrës,
këmbësh mpirë si stinë e dehur,
ngrysur,papërtypur zvarrninë e jetës,
në pluhur koha si kartë e djegur.

Ngadalë i mërmëris malit rrëpirë,
i ulem në prehrin e ftohtë,e të plakur,
kafshoj gjuhën dridhur,këmisha ngrirë,
derdhem jehonë,vargjesh përshtatur..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com