Mos ik…! – Jahe Fida
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos ik…!
Nëse më donë me të vërtet,
mos ik!- se nuk ke shkak,
një zenkë, e çastit, nuk është rrufe,
dhe s’ke pse merrë rrugën me vrap…
Eja!- të luajm me kitare, këtu në lëndinë,
t’ja themi këngës, më të bukurës këngë,
e di se dhe ty ta donë zemra ta këndojmë,
me ma të bukurin zë të zemrës tonë…
Eja!- unë të luaj me kitare tonën melodi,
e Ti t’i japësh zërin tënd të bukur,
e kënga ëmbëlsisht tek ne të rri,
eja!- të kalojmë çastet më të lumtur…
Eja!
Kthehu!
Mos ik!
jahe FIDA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com