August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHI.

Binte … shi.
Mbi motivet e tij
shtroheshin
shtrëngatat qiellore
shkarkonin
si lajm, i frikshëm na lagin
shpirtin?!…
Të pangopur etjeve
jetësores
nuk mundën kurrë
ta mbulojnë!…
Burimet dhe shiu
shteronin si
kundërshtar territorit
armik.
Pangopësinë e tyre
shtronin.
Dëgjoja… motivet e shtrirjeve
të thirrjeve
përplasur në përpëlitjet
kaotike
degjeneronin por, nuk sundonin
as na dhuronin
freskitë e tyre prisja jo
mbi shkarkime
mbi urin e shiut dhe të
cikloneve
sim mund ta ndal kur
prekin!…
Vertikalet e suferinave
i dëgjoja mbi
britmat e përplasjeve të tyre
qiellore shtonin
volumin e përmasave nuk mundem
t’u arrij as
t’i ndaloj etjet?!… Si fjalët
përsëriten dhe
oshetijnë shpirtat që dine
të thërasin
si kambanë varur
udhëtojnë
mendimet e tyre!…Trumbetojnë
mornicave
shkarkuar në dhimbje frike
shkarkonin
ndjenjat?… Mbushur mbi
zemërime
ftohtësie dhe ftohtësisë
përballeshim
sa shumë shi!… Sa ftohtë…
binte dhe!…
Sërish dhe sërish etjeve të
Pashtuar
Mërdhijmë mes kasolles
se të pangopurës
gjithësi, kjo ftohtësi, na tret dhe
na përtyp
një fat!… Ç’ fat?…
Mbi këtë fat shtrohet shiu
Shtrëngatat?!…
Le të pushojnë etjeve shuar
le të na shtrojnë
në mbretërinë e kaltërsive
qiellore!…
Le të pushojmë.
Dhjk©25-10-2014 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com