August 6, 2024

Dëshmitarë të udhëve – Hajrun Toçi Korabi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DËSHMITARË TË UDHËVE

Pse më thua që pranë jetës time jam i huaj
Ku edhe urrejtjen nuk pata forcë të ta vjedhë
Edhe vjeshtës i erdhi koha radhë të druaj
Nga lakuriqsia veshje, fjalë heshtur monedhë

Të mos bësh dikënd të qaj, duhet lotit vlerë t’i çmosh
Nga buzëqeshjet edhe lotët dalin, siç janë të rendit gatuar
Vallë dëshirojmë që liris së vjedhur t’i ofrojmë lëmoshë
Mos më thuaj se jam i huaj në ëndërrat e mia i robëruar

Durimi bën dritë në mes vuajtjes e botës krenari parisë
Në çdo skenë të re dite aktrimi, nuk vëmë re veset
Ëndërrave i ngjallet meditimi n’betejën melodi zemra e krenarisë
Dëshmitarëve të jetës në çdo hap udhë të ecur të vërtet

Të jetuar nën diell e natë hijen vetes peshuar
Ndajmë çdo element jete n’të njëjtën tërësi hapsirë
Pas çdo ditë të sotshme n’vete vizion n’vijim kërkuar
Dëshmuar n’kohë të kohëve siç na u dha caktimi udhë ngjyrë

Pse më thua që pranë jetës time jam ende i huaj
Nuk më pyete a më lindi edhe mua vetëm njëherë nëna
Mos më pyet se pranë vetmisë vallë vetëm unë vuaj
Në çdo dhunti hapsirë kur gjej veten të lirë si dielli e hëna

Hajrun Toçi Korabi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com