Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta
Mëngjez ditëlindje…
Ndodh t’befasohesh me ëndrrën tënde,
Siç më ngjau kur hapa sytë në mëngjez…
Kisha udhëtuar me Zotin shumë vende,
E n’fund më tha: Thuamë, ç’ke kërkesë!
I thashë: Fshij kufij, Bota t’jetë një shtet!
Por, Zoti Madh m’tha t’bëja dhe dy lutje;
E para thashë, t’vdekurit na i kthe n’jetë,
E dyta, i gjalli mos ketë kurrë sëmundje!
E para: Zotat kanë kufij vetë, s’i heq dot,
Së dyti: Janë t’vdekurit, pa jam dhe unë,
Së treti: Pa sëmundje s’të thonë: “O Zot!”
E, gëzuar ditëlindjen e beso më shumë!
Natyrisht, ëndrrat jan’ pjesë brenda jetës,
(Aty të peshohen mosha, koka e besimi!)
Por unë s’po dua t’i largohem së vërtetës:
Çdo ditëlindje të shtoka…copëza tundimi!
Fatos Luta, 23/10/2019