August 2, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mbështetur në dritare
lodhur,zgjuar
brendësia thërret
ti bie
natës përmes.

Lartë pas reve fluturuese
tej ku dielli përendon
notojnë rënditur zogj shtegtarë
ata shkojnë drejt cakut me britma të gëzuara
Lartë, ama poshtë yjeve ,në qiellin e lirë.

Shumë shpejtë britmat e gëzimit
Sdo u ndihen ma
Malli do ti përvëlojë
Tu japin krahëve prapë
Por tash për andej nga erdhën

Yjët si arritën kurrë

Të shkretit zogj
nuk e din që shtegtimi do tu zgjasë
derisa të plakën
e krahët tu këputën

Se andej nga toka e tyre
Dimri po zgjatë në pambarim!

Ah …
Korab Blakaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com