Mëngjes në Rahovec – Xhevdet Bajraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MËNGJESI NË RAHOVEC
Nëna ime u zgjua nga gjumi
i mblodhi copat e shpërndara të trupit
pushoi pakëz e ulur në krevat
pastaj i ra ndërmend
që unë jam në dhomën tjetër
I dëgjoja hapat e saj
derisa po vinte me kafe në dorë
me shpejtësinë e dritës
së fikur
As nëna as unë nuk e dinim
se ajo atë ditë do të vdiste
“Kafe me nënën”, Sh. B. Armagedoni (së shpejti)
Xhevdet Bajraj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com