Dashuria – Kimete Osmani Beqiri
Dashuria
Nuk është me të thënë
Ndjehët vetëvetiu
Gjatë jetës, në çdo aspekt
Sprovohët njeriu.
Mund të thuhet e shkruhet
Egzistojnë gjurmë nga lashtësia
Si tjetërsohët njeriu
Kur egziston dashuria.
Çdo fjalë dashurie
Është magjike vërtetë
Sidomos nëse e ndëgjon, lexon
Nga ai/ajo që e pretë.
Është bekim nga Zoti
Qoftë përherë rruga e ndritur
Dashuria jo rrallë herë
Na bënë për t’u habitur.
Kot mundohësh t’i gjykosh të tjerët
Si mund t’i kuptosh, pa u sprovuar
Vetëm atëherë
Kur dashuria, të t’ketë kapluar.
Ndjenjë mirësie, mbarësie shoqëro zemrën
Shpirti gjenë qetësinë
Mendja si t’mos e ketë
Të shtrenjëtën rehatinë.
(IP)
(Ripostim)