August 7, 2024

Duar të verbra – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Duar të verbra,
buzë pa bereqet,
mes meje dhe jush
humnera të tëra heshtjesh,
sa keq pa një urë mes nesh,
ehhh…,
u bënë fjalët
fëmijë të shumë njerëzve,
foshnja të ushqyera me gjak,
si pishat u rritën,
që plakje nuk ndien kurrë,
e megjithatë fjalët mbetën të gjitha këtu,
ikona njerëzish që s’jetojnë më,
(si puna e H-së),
dhe ja tani humbas në mjegull,
bëhem një me të,
udhëtimi vazhdon,
muret u shembën,
hallkat e hekurta u thyen,
ngjitem si ngjitet mjegulla në mal,
përhapem si përhapet mbi det,
deri sa të vij sërish,
deri sa agimi I ditës së re të më mbjelli ,
në mitrën e një gruaje,
duar të verbëra,
buzë pa bereqet,
mes meje dhe jush,
humnera të tëra heshtjesh,
sa keq pa një urë mes nesh…
28-10-2020 Dit’…Ag’…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com