August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hana mbi Llukavc
ka shkelqim të veçant,
gjinkallat melodinë unike,
verrat, shelgjet e frashnit shushurimen magjike
vadat gurgullimet
Istogu plak ujt e valen…
Saherë qi andej kalon,
me ty ecë padukshëm teshmja,
kolla,
tymi i duhanit,
era e njerses,
fizllima,
kanga
vaji
selami
dhe gjurma e hapave të randë
të alamet burrave e grave
qi shkelen me gjenerata para nesh.
Ecë më kujdesë,
më perulësi
më kamb të mar‘ biri im.
Je duke ecë mbi token e shejt

Hana mbi Llukavc
asht dritë qi ndriqoi natën
kur nga barku i nanës dole në pazar
me ble i copë qefin të bardhë
e me u nisë
kah Prigoda ,
mos u korit
se Hana të bahët shahit
natën e errët mes dy gurëve
në dheun e ftoft të Prigodës
Mos u korit bir në pazar
blej e shit si gjyshi e gjyshja
krenar
Hana e qefini nuk t’ngrohin në varr
njana a’dritë e ftoftë
e tjetri a’bez i bardhë.
Korab Blakaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com