Heshtja si Heshta ! – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Heshtja si Heshta !
Heshtja
i nderuar miku* im,
kurrë s’mund të jetë miratim !
Ajo është revoltë e mjerë
e një shpirti në dyzim !
Heshtja ,
është shpirti që plas !
në një zemër plot maraz.
Kur të ngrin buzëqeshja,
e s’ke ku e zbraz !
Heshtja,
është elegjia në varg,
e harabelit që s’ikën dot larg.
E në dimrin e acartë kërkon,
vep një dramcë buk n’xham !
Heshtja
është si Heshta*,
njëlloj vrasin te dyja !
Me heshtjen vret e ëma,
me zhurmë e bija.
Abdi Përgjegja
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com