August 7, 2024

Humanizmi/Shpirtmirësia – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Humanizmi/Shpirtmirësia

Shpirt mirësia forcë e madhe.
Rri në mendje të shëndoshë.
Kudo ndodhur nëpër halle.
S’të le të kërkosh lëmoshë.

Aty ku ndodhet humani.
Aty qëndron Perëndia.
Aty nuk ka vend shejtani.
Aty janë duart e mia.

Zemër miri e zemër mira.
Shkojnë në ndihmë të nevojës.
Më parë shohin pranë tyre.
Pastaj dhe përtejë botës.

Zemër miri dhe bujari.
Nuk krenohet pse ka shumë.
Por beson se ja dha Zoti.
Jep për ndihmë si bëj dhe unë.

Se dhe duart kur leviz.
Mos beso se je i Zoti.
Por është forcë e madhe lartë.
Të bën të dukesh i forti.

Ndaj dhe forca të përdoret.
Për gjithë nevojat e tua.
Tepërica të dhurohet.
Bëje dhe me gojë mos thua.

Kështu thonë librat e shenjta.
Edhe kjo logjika ime.
Ndihmat të bëhen të shpeshta.
Të kënaqet Nëna trime.

Nëna trime gonxhe lulja.
Nënë Tereza Bojaxhiu.
Gruaja që ndriçoi botën.
Që dha jetë e shpirt njeriu.

Kur nuk mundesh të ndihmoshë.
Të paktën mos bëj të keqe.
Në pun’ tënde të qëndroshë.
Edhe veten tënde ndreqe…

▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt- 22/10/2020 Dukat Vlore Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com