August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR FAL LOTI I NËNËS

Loti në vargun e poetit
kujtim i dhimbjes
pikëllimit,
Ëndrrës,
Rinisë,
Kënaqësisë.
Loti në shpirtin poetik
shërim i ndjenjave
Artit,
Talentit…
Petal i trëndafiltë.
Loti si lot mes të dyve
Mbetet filozofi
Zgjon simpati.
Dhe loti lot mbetet
Dhe kurrë thellë në shpirt tretet!
Loti është shëtitje në horizont…
Loti është shkëlqimi i syve…
Loti është kënga e fëmijeve…
Loti është tragjedi e komedisë…
Loti është kryevepër e dashurisë…
Pafajësia e lotit e ndal rrezen e diellit
Dhe bashkon tokën e qiellin
Madhështia e lotit i jep ndriçimin hënës…
Shëron,
Mbron planetin…
Vetëm kur fal loti i nënës!
Dija Sadie Kryeziu

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com