Majmuni kërkon nuse – Alma Mehmeti
Majmuni kërkon nuse
Majmuni na ngeli i ve,
I vijnë rrotull dy a tre,
Majmunesha të çdo moshe,
Majmuni i pezmosur rri në qoshe,
Asnjëra nuk ja mbush synë,
Njëra del e tjetra hynë,
Kjo i ka dhëmbët e rëna,
Tjetra mbuluar silikon të vëna,
Diku në cep pa një të re,
Dua veç atë atje,
Sy e vetull për merak,
I qan shpirti majmunit plakë,
Çfarë do ti moj të të jap,
Të ma ndezësh shpirtin flakë,
O të marr o plas në vënd,
Veç për atë syrin tënd,
Ajo me kokë përdhe,
Thotë:- Unë dua atë atje,
Është i ri, shok për mua,
Xhaxho plak ty nuk të dua,
I gjithë pylli bën çudi,
Dashka plaku …(sy) të ri,
Ta shërojmë mos ka magji…
Dua, dua natë e ditë,
Iku plot i tëri vit,
Ajo thotë mos më prit,
Nuk kam me ç’të gostit,
Kohën mos e shpenzo kot,
Jam e re e s’më ha dot,
Dy pëllëmbë përmbi tokë,
Qesh e reja, qesh me lotë,
Në majë të pemës rri pezmatuar,
Ah moj pleqërija e mallkuar,
Vetëm shpirtin kam të ri,
Ndaj gjithçka më bën zili,
Sheh majmuni më sy të fjetur,
Veç dëshira më ka mbetur…