August 3, 2024

Ne femijerine time ! – Ana Lisa Ormeni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ne femijerine time !

Ne femijerine e bukur , timen
Nuk u trishtova as pak , as shume …
Qe s pata det afer vendlindjes
Nuk pata det …por pata lume !

Ne vend te detit zgjerohej shpirti
Me dallge e vale madheshtore
Ne vend te tyre buciste ndjenja
E kaltersia te merr perdore !

Dhe lumi qe …goxha , i kalter
Po ndonjehere kish …dhe inat
Nuk ish i gjere ti ngjante detit
Nuk kish problem …ishte …i gjaaate !

Nuk e besoni qe pata lume ??
Eja lexues …ta shikosh!
Ka dhe nje emer …te bukur shume
Nje emer ” vajze ” dhe quhet …VJOSE !

S kishte ndryshim as pak , as shume
Nuk pata DET …por pata LUME !
Me degezime …te bukur shume !!!

Tetor 2020
Anna. L. O

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com