August 6, 2024

Një qen! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një qen!

Eh një qen! Se gjeta se çfar emri ti vë, se di!?
Ti them Lord!? Është më i madh se ai,
Kostumet më të bukura, blihen për nder të tij,
Fustane për qenushe, e kalojnë vlerën njëmij,

Eh për një qen! Dyqanet janë mbushur plotë,
E pyet i zoti: Çfar do të gatuaj sot?
Dua mish pure! Jo jo, atë të gatova pardje!
Më pregatit gjellë të mirë, e pa fjalë më le!

Eh një qen! Makinën o njeri, tani merr e laji
Përdor parfume, hidhi në çdo skaji!
Ti në timon, unë si personalitet ri mbrapa,
Dua një qenushe në udhëtim, të bëj gallata

Të lutem im zot! Dua shumë pastërti!
Një televizor plazma, e dua përkarshi
Dua dyshek dopjo, nga ai më i trashi!
Çarçafët më pelqejnë, të jenë prej mëndafshi

Kështu qeni Koko, në luks pasanikësh jetonte,
Me pasaport diplomatike, çdo vend udhëtonte
I lutet i zoti! Në rrezet e diellit mos rri shumë!
E shtrinë në shezllon, me më të bukrin kostum,

E shohin njerëzit e thonë: Jemi a s’jemi!?
Tani është më mirë, me bërë një jetë qeni,
E lakmon fëmija por dhe njerëz të i rritur
Me emrin qenit, sa laartë jemi ngritur!

Moza Reçi Shehi
Datë, 26/10/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com