August 13, 2024

Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore – Korab Blakaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore

Nëse dikuj i ndahët ndonjëherë me meritë një çmim për vepër jetësore, e para që do ta fitonte do të ishte Nëna Shqiptare .
Po po, Nëna Shqiptare;kjo grua e fisme mbi të cilën shfrynë tufanet e përgjakshme tash e sa shekuj, e kjo frymon, jeton.
Kjo grua që i mbajti gjallë përdhuni njerzimit të disponuar armiqësisht mbi rrozullim nji komb shqiptar.
Kjo grua e fortë sa palca e shkëmbit që lindë e rilindë si Feniksi jetë mbi gurë e shkrepa.
Kjo grua e bukur,e madhërishme në hijeshinë e saj,kjo nuzë zulmëmadhe e cila plot meritë e ngriti vetën pakrahasimisht mbi të tjerat në „krenari të racës njerëzore!
Kjo grua që mëkon me gjirin e saj dashurinë , mëshirën dhe drejtësinë!
Kjo grua….
Kjo grua përballë të cilës deshtojnë elaboratet e djallëzuara të Përandorive
Kjo grua që vazhdon të sfidojë numrin e plumbave të ushtrive moderne
Kjo grua që shkatërron projekte kolonizimi
Kjo grua që çbën Konferenca Ambasadorësh
Kjo grua që lëviz kufij
Kjo grua që nuk njeh dorëzim
Kjo grua që humbjet i shëndrron në fitore
Kjo grua që duke varrosur bijt e vrarë bashkë me lotët betohët që prapë do ti japë jetë atdheut
Kjo grua që duron, duron, duron
Kjo grua që pêrveç armiqve të tërbuar na duron edhe ne, ne djemve të saj që nuk e mbrojmë, që nuk e duam, që nuk e shkollojmë…
Që e lemë të provojë ashpërsinë e varfërisë, tehun e ftohtë të thikës armike në trupin e foshnjave të saj,
Që e lemë ta dhunojë ushtari çetnik
Që e rrahim vet, e shajmë e shfrytëzojmë!
Që e shesim, e rrahim e prostituojmë
Kjo grua na duron neve, krijesave të poshtra qê kurrë nuk i dhamë Një Atdhe, Një shtet,Një shtrat për të lindur, Një shtëpi për tu ngrohur
Kjo grua që lind fëmijë në kasolle prej kashte
Kjo grua që ndez zjarre ogjaqeve të rrenuara
Kjo grua që shahet sot librave të djemve të saj mohues
Kjo fisnike që then shtete e Përandori në emer të jetës meriton Çmimin Nobel, JO
Meriton NJË SHTET ku do të shfaqte e lirë madhështinë e saj!
Korab Blakaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com