August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk është e thjeshtë,
të shkruash per nënën,
Për më të madhen dashuri
Ajo, e cila, nuk vdes kurrë,

Fjala për ‘të ,duhet te gdhendët,
Siç gdhendet guri për skulpturë

Prandaj dhe sonte, do ta gdhij,
Që t’i zgjedh vargjet me kujdes,
Ç’do germë për ‘të, të jetë magji,
Që poezia, kurrë mos vdes.

Kur laps e letër , t’më mbaroj,
Kur gjumi mbi qerpike te bjere
Do t’bëj balona me zemer nëne
E lart në Qiell, do t’i ngrej.

Të fluturojnë ato drejt tyre,
Atje, ku shpirti ju pushon
Dhe pse prej nesh ,jane larguar,
Dora e tyre nga lart, na mbron.

Nuk është e lehtë,të shkruash per nënën,
Për të pafundmen ,DASHURI
T’i duam ato, kur pranë i kemi
T’i duam , deri në PĒRJETËSI !

Aferdita Satka shtattor.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com