Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pak mirësi njerëzore e shume dashni
prapa shpinës tënde është hija jote,
je ti o njeri
Kot prita njeriun dashninë për njeri
para meje buzëqeshje e shtirur
gjithë jetën kërkove Thembrën
e Akilit në mua
zure në thua Prometeun
Nga smira vrave njeriun
në shpirtin tënd shëmbellimin
e tij
të pashë çdo ditë në sekonda
hëngre mbllaqitjet e helmit Tarantulë
jo kokën e tij
do ta hash vetëveten kurrë mua
në Mileniumin e Tretë
nuk ke frymëmarrje për t’prekë
as pragun
Sa mirë ndihem në fronin e
Mileniumit të Katërt në lëkurën time
Hiqe nga pesha smirën ha bukën
tënde dhe fli rehat n’shtrojat
e paqes me vetëveten
Shukrije Gashi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com