August 6, 2024

Po të kisha qënë unë vajzë – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PO TË KISHA QËNË VAJZË !

Po të kisha qënë unë vajzë.
Një motër të tretë do kishin dy motrat e mia.
Tre vëllezërit do kishin një vlla më pak,
E përsëri e bukur do të më ishte fëmijnia.

Po të kisha qënë unë vajzë,
Në të njëjtën familje përsëri do të doja të kisha jetuar.
Të mirën nënë edhe baban tim shpirtbardhë
Si të njëjtët prindër do të kisha ëndërruar.

Po të kisha qënë unë vajzë.
Si femër do të isha grua e martuar.
Le të kisha për burrë, të njëjtën grua që tani kam,
Si të vetmin shokun tim të preferuar.

Po të kisha qënë unë vajzë.
Si grua të njëjtët fëmijtë do të doja të kisha lindur.
Do të doja të kisha këta të dy fëmijtë siç i kam
Do të isha përsëri i lumtur, këtë e them i bindur.

Po të kisha qënë unë vajzë!
Tani do të isha gjyshe edhe jo si tani gjysh.
Njëra nga mbesat, emrin tim do të kish marrë,
Ashtu si ma gëzon sot këtë emër, nipi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com